E premte, 20 Nëntor 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ndodhet në ditën e tretë të vizitës së tij në Kosovë, e cila i është lejuar nga Dhomat e Specializuara për arsye humanitare.
Krasniqi ka qëndruar gjatë 2 ditëve të para pranë familjes së tij në lagjen “Velania” të Prishtinës, nën masa të rrepta sigurie dhe përcjellje të EULEX-it.
Të enjten, pas disa orësh qëndrimi në shtëpi, ai është larguar me automjetet e EULEX-it dhe është dërguar në objektet e këtij misioni në Prishtinë.
Sipas raportimeve, vizita e Krasniqit në Kosovë pritet të zgjasë gjithsej 4 ditë.
Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar se vizita është autorizuar për arsye bindëse humanitare, pa dhënë hollësi për rrethanat konkrete.
Krasniqi është dënuar në Hagë me 25 vjet burgim në kuadër të procesit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
