Katër gjigantë evropianë synojnë Erling Haalandin


E martë, 24 Nëntor 2026
Katër gjigantë evropianë synojnë Erling Haalandin

E ardhmja e Erling Haalandit te Manchester City mund të jetë një nga temat kryesore të merkatos së verës së vitit 2027, me katër klube të mëdha evropiane që po e përcjellin situatën e sulmuesit norvegjez.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Real Madridi, Barcelona, Liverpooli dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuar për shërbimet e tij.

Manchester City nuk planifikon ta shesë lehtë yllin e skuadrës, i cili ka kontratë deri në vitin 2034. Megjithatë, sipas këtyre raportimeve, klubi anglez mund të shqyrtojë oferta rreth 150 milionë eurosh në vitin 2027.

Deri më tani nuk ka oferta zyrtare dhe as ndonjë sinjal konkret se Haaland dëshiron të largohet nga Etihad. Megjithatë, interesimi i gjigantëve evropianë pritet ta mbajë të hapur këtë çështje në muajt e ardhshëm./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit