Nisin rrënimet e ndërtimeve pa leje në Ujman, gjashtë objekte në shënjestër të Inspektoratit


E premte, 20 Nëntor 2026
Nisin rrënimet e ndërtimeve pa leje në Ujman, gjashtë objekte në shënjestër të Inspektoratit

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e gjashtë objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit.

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja Fitore Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se aksioni përfshin rrënimin e katër verandave dhe dy shtëpive të ndërtuara pa leje.

Pacolli ka bërë të ditur se ky aksion vjen pas ndërhyrjeve të mëparshme për rrënimin e ndërtimeve ilegale dhe pastrimin e zonës përreth Liqenit të Radoniqit.

Sipas saj, aksionet për largimin e ndërtimeve të paligjshme do të vazhdojnë edhe në zonat përreth liqeneve të Batllavës dhe Badovcit.

“Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit ka nisur rrënimin e 6 objekteve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, prej tyre 4 veranda dhe 2 shtëpi. Pastaj, vazhdojmë edhe në Batllavë dhe Badovc”, ka shkruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se mbrojtja e liqeneve dhe burimeve ujore mbetet përgjegjësi e përbashkët, duke paralajmëruar se ndërtimet e paligjshme në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohen.

“Mbrojtja e liqeneve dhe burimeve tona ujore është përgjegjësi e përbashkët dhe nuk do të lejojmë ndërtime që cenojnë pasuritë tona natyrore. Asnjë ndërtim i paligjshëm në zonat përreth liqeneve nuk do të tolerohet. Ligji do të zbatohet pa përjashtim!”, ka deklaruar Pacolli.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit