E shtunë, 21 Nëntor 2026

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij katër ditorë në shtëpi në lagjen Velania në Prishtinë.
Gjatë këtyre ditëve ai është lejuar të qëndrojë për disa orë me familjen e tij.
Vizita e tij u mundësua nga Haga, pasi gruaja e tij raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Krasniqi ka qenë vazhdimisht i përcjellë nga policia e EULEX-it, ndërsa që në afërsi të shtëpisë së tij kanë qenë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ai është dënuar me 25 vjet burgim në shkallën e parë për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës ku edhe po mbahet në paraburgim
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale