Talenti i Barcelonës: Nuk do të luaj kurrë për Real Madridin


E hënë, 23 Nëntor 2026
Talenti i Barcelonës: Nuk do të luaj kurrë për Real Madridin

Mbrojtësi i ri i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë me fanellën e rivalit të madh, Real Madridit.

I pyetur se për cilin klub nuk do të luante gjatë karrierës së tij, 21-vjeçari u përgjigj pa hezitim: “Unë nuk do të luaj kurrë për Real Madridin”.

I formuar në akademinë La Masia, Espart ka vazhduar lidhjen me klubin katalunas edhe përmes rinovimit të kontratës deri në vitin 2030.

Tashmë, mbrojtësi synon të fitojë më shumë hapësirë në ekipin e Hansi Flick, duke shpresuar të bëhet pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Barcelonës./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit