Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat


E martë, 24 Nëntor 2026
Jashari i dhuron presidentes uniformën e FSK-së dhe e njofton për të arriturat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Presidenten e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandanten Supreme të FSK-së, Justina Shiroka Pula.

Në këtë takim Jashari e ka njoftuar për të arriturat dhe zhvillimin e FSK-së.

“Me këtë rast, Presidentes iu prezantua një përmbledhje e zhvillimit të FSK-së, duke përfshirë procesin e transformimit, modernizimin, ngritjen e kapaciteteve ushtarake, si dhe vizionin për zhvillimin e mëtejmë të Forcës.Gjenerallejtënant Jashari e falënderoi Presidenten për vizitën dhe interesimin e saj për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të FSK-së në përmbushjen e misionit dhe detyrave kushtetuese në shërbim të vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet nga FSK.

Jashari i ka dhuruar uniformën e FSK-së presidentes Shiroka-Pula.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit