Rama dhe Berisha hapin betejën politike për “21 qershorin”


E enjte, 23 Prill 2015

Tiranë – Gara elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit ka nisur sot në Kuvend, pak ditë pas zyrtarizimit të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Debati i ashpër politik në Kuvend, mes kryeministrit, Edi Rama dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, u përqendrua tek arritjet dhe dështimet e qeverisë dhe sulme të ndërsjella politike.

Rama foli për përballje me votë duke u shprehur se sërish shqiptarët do ta ndëshkojnë Partinë Demokratike, pasi, sipas tij nuk ka reflektuar për qeverisjen e tetë viteve. Ndërsa Berisha, si armë përdori dhe “Crown Agents”, që e ka sulmuar për shumë kohë, ku ish-kryeministri iu referua britanikëve për raportin mbi të ardhurat doganore.

Rama: Jam absolutisht i gatshëm, që bashkërisht me ju ta presim gjykimin e shqiptarëve kur të doni ju, me 21 qershor apo mbas dy vjetësh. Por të jeni të bindur që në këtë pikë nuk gaboj nëse ju them që gjykimi negativ i shqiptarëve do të bjerë përsëri mbi ju për një arsye shumë të thjeshtë, sepse jo vetëm e latë këtë vend aty ku e latë por nuk keni reflektuar asgjë mbi atë që bëtë dhe mbi të gjitha çka ju përpiqen të bëni që çka u trashëgua negativisht të na e lini ne. Kjo është një lojë që nuk e ha më askush. Faleminderit shumë dhe këtu do jemi do të flasim përsëri bazuar mbi gjykimin e shqiptarëve që do vijë më shpejt sepse koha kalon çdo ditë e më shpejt.

Berisha: Problemi është kur nuk ke fytyrë nuk ke çfarë thua. Por po i lëmë këto dhe po merrem me të mirat e mëdha që i ke bërë këtij vendi. E mira e madhe janë mashtrimet e mëdha që i bëre këtij vendi. I re Shqipërisë kryq e tërthorë duke premtuar pulsim masiv dhe bërë ç’punësim masiv. Sot dhe shifrat e Gjergjit tënd, që e vërtit sipas qejfit tënd, janë se papunësia u rrit nga 12 në 18.6%. Të dëgjova që njoftove rritje të ardhurash… (kthen kokën nga vendi i kryeministrit) iku ia mbathi, mbathja është ligji i frikacakut, mbathja është ligji i frikacakut… iku ia mbathi… ia mbathi… e vërteta e përzë, e vërteta e përzë nga salla kryen tuaj o krenarë, e vërteta e përzë nga salla kreun tuaj krenar./shekulli/

Etiketa:
Të fundit