E mërkurë, 13 Maj 2015 
Shkup – Burime jozyrtare të portalit “tetova1” bëjnë të ditur se sot (e mërkurë) edhe zyrtarisht BDI do të dalë nga qeveria e Maqedonisë dhe me këtë qeveria Gruevski i ka ditët e numëruara.
Vetë fakti që deri më tani asnjë ministër i BDI-së nuk ka dhënë dorëheqje, lë të nënkuptohet se partia e Ali Ahmetit po përgatitet që të lëshojë qeverinë Gruevski.
Etiketa: Bashkimi Demokratik për Integrim, Maqedoni, Qeveria