Erërat e fuqishme dhe reshjet shkaktojnë dëme në disa fshatra të Gjakovës


E mërkurë, 1 Korrik 2026
Erërat e fuqishme dhe reshjet shkaktojnë dëme në disa fshatra të Gjakovës

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme që kanë përfshirë rajonin e Gjakovës kanë shkaktuar dëme materiale në disa lokalitete, duke rrëzuar drunj dhe dëmtuar shtylla të rrjetit elektrik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka konfirmuar për Klankosova.tv se rastet janë raportuar në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan.

“Sipas informacioneve të para nga terreni, si pasojë e motit të ligë, në fshatrat Gërgoc dhe Cërmjan janë raportuar disa raste të rrëzimit të drunjëve, si dhe dëmtim të shtyllave elektrike. Njësitë përkatëse të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa janë njoftuar edhe shërbimet emergjente komunale. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse është ndërhyrë në terren dhe aktualisht rrugët në këtë zonë janë të qarkullueshme”, deklaroi Krasniqi për Klankosova.tv.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi kushtet atmosferike mund të shkaktojnë rreziqe të tjera në zona të ndryshme të rajonit.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit