Mungesa e eksportit mund ta çojë në krizë të thellë Kosovën

E shtunë, 16 Maj 2015

Shqipëria do të ishte vend më zhvilluar po të shfrytëzonte potencialet që ka. Kështu tha sot në një ligjëratë të mbajtur në Kolegjin “Globus”,profesori i Universitetit të Tiranës, Arben Malaj.

20150515201801265620

Malaj ligjëroi për tranzicionin shqiptar, arritjet, dështimet dhe sfidat e zhvillimit ekonomik. Ai tha se për zhvillim ekonomik Shqipëria dhe Kosova duhet të fokusohen tek reformat strukturore.

Sipas tij, problemet më të mëdha të vendeve tona janë mungesa e rezultateve dhe mungesa e reformave, të cilat dëmtojnë zhvillimin dhe krijojnë pasiguri për investime.

Malaj tha se duhet parë në mënyrë duhet të jenë të qartë dhe duhet parë në mënyrë optimiste që Ballkani ka pasur sfida të mëdha. GDP e Shqipërisë sipas tij ka filluar me 281 dollarë për kokë banori, ndërsa tani është rritur shumëfish.

“Shqipëria ka pasur tri avantazhe të cilat nuk janë përdorur aq sa mund ta ndihmonin të ishte një vend me zhvillim më të mirë ekonomik dhe social. Nuk kemi pasur konflikte etnike, nuk kemi pasur konflikte fetare që janë rrënjët e krizës në Ballkan dhe nuk kemi popullsi jo të thjesht lider politik me mentalitet të ngushtë nacionalist që do pengonin për të bashkëpunuar me partnerët tregtarë” , tha Malaj.

Ndërsa rektori i këtij kolegji,Nazmi Mustafa, tha se ky forum i lansuar sot do të shërbejë për komunikim me botën.

Mustafa: Forumi Globus do të shërbejë për komunikim me botën

“Forumi Globus do të shërbejë për një komunikim, e quajmë me botën, do të thotë jo vetëm për nevoja interne edhe në Kosovë por edhe për komunikim bashkëkohor nga fusha e studimeve dhe lëmive tjera në institucion”, tha rektori Mustafa.

President i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Samir Krasniqi, njëkohësisht edhe biznesmen kosovar tha se Kosova që 15 vite pas luftës po kalon nëpër faza të ndryshme ekonomike. Sipas Krasniqit, Kosovës i mungon një strategji zhvillimore që do e dërgonte vendin përpara.

“Se pritjet e biznesit janë tjera dhe më të mëdha, kjo s’diskutohet. Në këto ndryshime që nuk janë aprovuar në parlament, ka elemente shumë pozitive. Por të njëjtën kohë mund të them se flitet edhe për disa ndryshime që nuk e stimulojnë biznesin. Përkundrazi, atë e destimulojnë. Fjalën e kam për futjen e dividentës, futjen e akcizës për disa artikuj të caktuar që ende nuk e dijmë për të cilët si dhe lënja e hapësirës që ministrat të marrin, të kanë në kompetencë vendosjën e urdhrave administrative. Kjo gjë që nuk do duhej të ishte fare”, tha Krasniqi.

Në këtë ligjëratë u përmend se vendet të cilat preken më lehtë nga krizat ekonomike, janë vendet e dobëta. Shembull tipik për këtë është Greqia.

Të fundit