Llokum turk me çokollatë belge


E diel, 7 Qershor 2015

lokumi

Llokumi i famshëm i Safranbollusë është takuar me çokollatën e mirënjohur botërisht të Belgjikës. Dhe nga ky bashkim ka dalë një shitje e mrekullueshme.

Mesut Kırımlı, i cili ka përfunduar studimet e larta mbi çokollatën në qytetin Bruzh të Belgjikës, kryeqyteti botëror i çokollatës, dijet dhe sukseset e tij i integroi me llokumin e Safranbollusë.
Llokumit me tanin dushkulli, lajthi, shafran dhe të pjekur dy herë, ai i shtoi edhe çokollatën belge.

Bashkimi i kësaj dysheje të famshme në botë solli edhe rritjen e prodhimit të llokumit.
Llokumet me çokollatë zënë një vend mjaft të gjerë në tregun e Turqisë dhe njëkohësisht ato eksportohen edhe jashtë shtetit./TRT/

Leave a Reply

Të fundit