E enjte, 23 Korrik 2015
Sot, EULEX-i ua dorëzoi tri njësive të Policisë së Kosovës 37 automjete dhe 37 bagazhe metalike.
Donacionet u bënë për Policinë e Kosovës në Jug, për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Veri dhe për Njësinë e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve të Luftës
Ceremonitë e dorëzimit të automjeteve dhe të pajisjeve të tjera Policisë së Kosovës u mbajtën në dy vende të ndryshme, në kompleksin e transportit të EULEX-it në Prishtinë dhe në Bazën Logjistike të EULEX-it në Mitrovicë.
Ushtruesja e detyrës së shefit të EULEX-it Joelle Vachter dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni morën pjesë në ceremoninë kryesore të donacionit të mbajtur në Prishtinë.
Maxhuni falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme jo vetëm përmes mentorimit, monitorimit dhe këshillimit por po ashtu edhe për kontributet e ndryshme logjistike, “këto automjete do t’i ndihmojnë PK-së t’i përmirësojë kushtet e punës për rend dhe ligj në mbarë Kosovën,” tha Maxhuni.