Serbia po kërkon distribucionin e energjisë në Kosovë


E shtunë, 25 Korrik 2015

dial-640x345

Bashkimi Evropian duhet të bisedojë me Serbinë për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë dhe kjo çështje të rregullohet brenda pak ditësh.
Në një intervistë për gazetën “Zëri” ministrja për Dialog, Edita Tahiri, një ditë pasi që Serbia njoftoi se nuk mund ta zbatojë këtë Marrëveshje, që ishte paraparë të hynte në fuqi prej 24 korrikut.
Ajo thotë se Marrëveshja për Lëvizjen e Lirë nuk është anuluar, por zbatimi i saj nuk ka nisur për shkak se Serbia nuk i ka kryer përgatitjet teknike.
Duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, Tahiri thotë se kjo e fundit nuk do të themelohet pa shpërbërjen e strukturave ilegale serbe nga komunat veriore të vendit dhe njëkohësisht nuk do të ketë kompetenca që nuk i takojnë asociacioneve askund në botë.
“Marrëveshja nuk është anuluar, por zbatimi i saj nuk ka nisur për shkak se Serbia nuk i ka kryer përgatitjet teknike. Kjo marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve të automjeteve, ishte paraparë të hynte në fuqi më 24 korrik. Bashkimi Evropian na ka njoftuar se Serbia nuk ka qenë e gatshme që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes. Dhe kjo është hera e parë që Serbia vepron në këtë mënyrë. Presim nga Bashkimi Evropian që të bisedojë me Serbinë për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes dhe shpresojmë se kjo çështje të rregullohet brenda pak ditësh”, tha ajo.
Tahiri thotë se dialogu mes dy shteteve dhe marrëveshjet e nënshkruara tregojnë se Serbia e ka njohur Kosovën në ato fusha, dhe se sipas saj, pikërisht pse Serbia nuk po i zbaton marrëveshjet, është bllokuar në procesin e saj drejt integrimeve evropiane.
Ajo pranon se Serbia ka kërkuar kompetenca më të mëdha se që ka secili Asociacion në botë, por thotë se nuk ka pasur kushtëzime rreth tij.
Tahiri në këtë intervistë shpjegon edhe se ku ka bllokuar procesi i bisedimeve. Thotë se energjia është çështja më e ndjeshme aktualisht.
“Në takimin e fundit kemi folur për telekomin, Asociacionini dhe heqjen e barrikadës në urën e Ibrit e jo edhe për energjinë. Në këtë temë, Serbia po paraqet disa pengesa. Po kërkon një kompani serbe me kompetenca për distribucion, diçka që nuk e thotë Marrëveshja dhe as nuk e pranon Kosova. Pra, këtu jemi bllokuar” ka thënë Tahiri.

Leave a Reply

Të fundit