E hënë, 10 Gusht 2015
PEKIN – Rritet në 14 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni Soudelor në Kinë, raporton Anadolu Agency.
Në lajmin e agjencisë Shinhua theksohet se si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfuni në rajonin Ciciang në lindje të Kinës kanë humbur jetën 14 persona dhe 4 të tjerë deklarohen të humbur.
Theksohet gjithashtu se mbi 3 milionë njerëz kryesisht në rajonet lindore të rajoneve Ciciang, Fucien, Anhui dhe Ciangshi janë ndikuar negativisht dhe se në këto rajone ka edhe probleme të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara si pasojë e tajfunit janë shembur 223 shtëpi, në 272 autostrada dhe në 43 mijë e 600 hektarë të arave të mbjella ka patur dëme të mëdha. Njoftohet se dëmet ekonomike për shkak të fatkeqësive nga tajfuni në rajon janë afërsisht 644 milionë dollarë.
Gjithashtu një numër i madh i udhëtimeve të avionëve dhe trenave janë pezulluar si dhe disa autostrada janë mbyllur për trafikun.
Në rajon ndodhen mbi 100 mijë persona të ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe se vazhdon dhënia e ndihmës ndaj personave të prekur negativisht nga kjo situatë.
Etiketa: Kinë, Soudelor