E premte, 13 Nëntor 2026

Denzel Dumfries po kalon një periudhë më të vështirë te Real Madridi, pasi ka humbur vendin në formacionin titullar, ku së fundmi përparësi po merr Federico Valverde.
Sipas raportimeve të gazetës spanjolle “AS”, mbrojtësi holandez është i vendosur të bindë trajnerin Jose Mourinho që t’ia rikthejë besimin, pasi në tetë ndeshjet e fundit të klubit ka qenë titullar vetëm në dy prej tyre.
Valverde është shndërruar në zgjedhjen e parë për krahun e djathtë të mbrojtjes, falë paraqitjeve të tij të vazhdueshme. Ndërkohë, Dumfries synon të shfrytëzojë ndeshjet me përfaqësuesen e Holandës për të dëshmuar se meriton më shumë hapësirë.
Megjithatë, holandezi pritet të mbetet një alternativë e rëndësishme për Mourinhon, veçanërisht për t’i dhënë pushim Valverdes gjatë sezonit./04 Online/
Burimi: 04online
