E enjte, 13 Gusht 2015
Kryesia e BIK njofton se Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava pas shtrimit, fillimisht në QKUK e më vonë edhe në Qendrën Universitare Mjekësore “BEZMIALEM” në Stamboll, ku i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe ekzaminimeve të nevojshme, mbrëmë është kthyer në Prishtinë.
Gjendja shëndetësore e Myftiut thuhet se është shumë e mirë dha nga ekzaminimet e analizat e bëra në Stamboll rezulton që myftiu nuk ka as një shqetësim serioz, kështu që ai në ditët në vijim do tu kthehet detyrave të tij të përditshme.
“Me këtë rast Kryesia e BIK falënderon stafin mjekësorë të QKUK të QUM në Stamboll si dhe të gjitha ata që u interesuan për shëndetin e Myftiut”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/
Etiketa: bik, Naim Tërnava, Turqi