E diel, 11 Gusht 2013
Shkup, 11 gusht – Një i ri shqiptar është vrarë mëngjesin e sotëm në periferi të Shkupit.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Xhemaledin M. nga Shkupi, trupi i të cilit është gjetur në gjendje të pajetë në rrugën lokale që lidh lagjen Butel dhe fshatin Mirkovcë.
Sipas Policisë, një person ende i paidentifikuar ka shtënë disa plumba në drejtim të 26-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.
Trupi i tij është pikasur nga 27-vjeçarja E.S nga fshati Bërnjarcë i Shkupit, e cila ka lajmëruar menjëherë autoritetet.
Policia po punon në ndriçimin e plotë të rastit.
Etiketa: Maqedoni, shkup, Vrasje