Turqia e para që hap konsullatë të përgjithshme në Kosovë


E martë, 1 Shtator 2015

PRIZREN – Turqia është duke hapur konsullatën e përgjithshme në Kosovë, në qytetin historik të Prizrenit, me konsullin e përgjithshëm Selcen Evcit, që pritet të vijë në zyrë të martën.

Me hapjen e konsullatës së përgjithshme në Prizren gjatë të martës, Turqia do të jetë vendi i parë që sjellë një përfaqësues shtesë konsullor në Kosovë, shkruan Turkishamericannews..
Turqia më parë kishte hapur ambasadën e saj në Prishtinë pas pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, por me misionin e saj të dytë në vend, ajo synon të rrisë marrëdhëniet tashmë të ngushta mes dy kombeve. Turqia në përputhje me rrethanat, do të hapë konsullatën e përgjithshme në qytetin e dytë më të madh, që ka një numër të madh të turqve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Konsulli i ri i përgjithshëm i Turqisë në Prizren, Selcen Evcit, ka deklaruar se është krenare që do të jetë konsulli i parë i përgjithshëm i vendit.
Evcit ka shtuar duke thënë se, “Ne do ti trajtojmë të gjitha gjërat që më parë janë trajtuar në ambasadën tonë në Prishtinë, siç janë shtetësia dhe çështjet ushtarake”.

Kur Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008, Turqia ishte një nga vendet e para që njohu sovranitetin e saj. Turqia ka shndërruar zyrën e saj koordinuese në Prishtinë në ambasadë, pas një vendimi të kabinetit që të hap një mision në Kosovë. Vendimi është marrë në përputhje me parimin e reciprocitetit të përbashkët në marrëdhëniet diplomatike, kur Kosova njoftoi se planifikon të hap një nga misionet e saja të para të huaja në Ankara.

Etiketa: , , ,
Të fundit