Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese evropiane


E hënë, 28 Shtator 2015

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku u takua në Nju Jork me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi presidentin Tusk edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejshme të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.

Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

Gjatë takimit, është biseduar edhe për proceset e tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe krizën e fundit të refugjatëve.

Leave a Reply

Të fundit