BBC: Kuvendi i Kosovës ‘lider’ botëror për mosfunksionim


E enjte, 3 Dhjetor 2015

Televizioni publik britanik BBC, i ka bërë një analizë situatës politike në Kosovë, ku thotë se Kosova e cila ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, është ka njërin prej kuvendeve më të reja në botë, por në javët e kaluara ky kuvend është bërë ndër “liderët” botërorë për mosfunksionim.

Në pesë raste, partitë opozitare kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e kuvendit dhe i kanë nxjerrë jashtë deputetët.

Sekretari i SHBA-ve, John Kerry, ka arritur në Prishtinë të mërkurën, dy dite pas incidentit të fundit. Ndërkohë në Prishtinë po vazhdojnë taktikat bllokuese.
Hedhja e gazit lotsjellës shihet si një rrugë e jashtëzakonshme për të mbrojtur parimet e trye demokratike, shkruan CNN, transmeton lajmi.net

Kjo është ajo çka partitë opozitare thonë se po bëjnë
Vetëvendosje, me ish-drejtuesin e saj, Albin Kurti, dhe AAK-ja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, thonë se qeveria ka mohuar debatet për marrëveshjet që janë bërë me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne kemi caktuar strategjinë tonë, duke përfshirë edhe gazin lotsjellës sepse nuk kemi pasur rrugë tjetër”, thotë Arbër Zaimi, këshilltar politik i Albin Kurtit, përderisa lideri i tij është në paraburgim për pjesëmarrje në sulme.

“Aksionet tona në parlament dhe në sheshe janë duke u vëzhguar edhe nga mediat ndërkombëtare dhe nga vendimmarrësit ndërkombëtarë. Më herët, ata e shihnin Kosovës si të parëndësishme kur ishte çështja për demokracinë ose opinionin e opozitës dhe njerëzve. Ne tani kemi një peticion të nënshkruar nga 200 mijë qytetarë dhe shpresojmë që opinioni ndërkombëtar do të ndryshojë”, ka thënë tutje Zaimi

-25 gusht: Kosova dhe Serbia nënshkruajnë një marrëveshje të rëndësishme të prirë nga BE-ja
-8 tetor: Dy deputetëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore pas gazit lotsjellës në kuvend- u fajësua Albin Kurti, lider opozitar.
-12 tetor: Protestuesit ndeshen me policinë pasi Albin Kurti u arrestua- më pastaj ai u lirua.
-15 tetor: Hera e dytë e gazit lotsjellës në kuvend.
-23 tetor: Gazi lotsjellës hedhet dy herë me radhë brenda disa orëve, ngaqë opozita po kërkonte ndërprerjen e marrëveshjeve me Serbinë.
-17-18 nëntor: Lëshohet gazi lotsjellës dhe sprej lotsjellës në kuvend, duke nxitur policinë që ta bastisë shtëpinë e Albin Kurtit dhe duke nxitur protesta të dhunshme.
-30 nëntor: Deputetë opozitarë u arrestuan pas një tjetër gazi lotësjellës në parlament, këtë herë për të pestën herë.

Në fakt, vendimmarrësit ndërkombëtar janë dukshëm të pakënaqur.
Pas hedhjes së fundit të gazit lotsjellës, Bashkimi Evropian, i cili ka misionin e tij më të madh dhe më të shtrenjtë në Prishtinë, ka dërguar një mesazh të qartë: “Mënyra e tillë e dhunshme e pengesave nuk është as e pranueshme e as nuk është zgjidhje për qytetarët e Kosovës”.

Por shumë njerëz lokal e shohin më ndryshe

Një sondazh i kësaj jave ka treguar se qytetarët kanë nxjerrë Vetëvendosjen si partinë e dytë më të mirë në Kosovë, sepse qëndrimi i saj ndaj veprimeve të huaja ka ndikuar në nervin e qytetarëve.

Katalizator ka qenë një marrëveshje e arritur në gusht, si pjesë e procesit të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Marrëveshja ka garantuar zonat me shumicë serbe dhe e ka kufizuar autonominë mbi çështjet lokale dhe disa financime nga Beogradi. Kjo ka krijuar pakënaqësi mes qytetarëve të Kosovës, të cilët i frikësohen një divizioni shkatërrues, si ai në Bosnje, i cili mund të zhvillohet.
“Proceset nuk kanë qenë gjithëpërfshirëse ose transparente, që nga fillimi dhe nuk i adresoi nevojat e serbëve të Kosovës, por nevojat e Serbisë në Kosovë”, thotë Besa Shahini, themeluese e Nismës Kosovare për Stabilitet dhe tashmë një analiste e pavarur.
Ajo beson se përderisa shumica e njerëzve nuk mbështesin taktikat opozitare, ata janë të lodhur nga mënyra afrimi i BE-së.

“Problemi me BE-në është se Dialogu i Brukselit është projekt i tyre, dhe çdo kritikë e marrin si fyerje personale ndaj BE-së. Si rezultat ata mbrojnë projektin e tyre verbërisht dhe dënojnë çdo kë që e kritikon”, tha Shahini.

Por qeveria insiston se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është rruga e vetme para. Pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga pesë shtete anëtarë të BE-së deri më tash. Poashtu Brazili, Kina, Rusia dhe India janë disa prej shteteve që nuk e kanë njohur.
Nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe madje nuk ka një kod internacional telefonik, edhe pse do të duhej ta kishte me marrëveshjen e Brukselit.
Ardian Arifaj, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, thotë se marrëveshja me Serbinë është duke u përdorur si pretekst për destabilizimin e qeverisë.
“Disa parti opozitare dëshirojnë të marrin pushtetin në të gjitha mënyrat”, thot ai.
“Në këtë rast, ata po e përdorin marrëveshjen si justifikim. Ata nuk kanë ndonjë argument bindës që marrëveshja nuk është në interes të Kosovës”, thotë ai.
“Ne do të vazhdojmë me dialogun me Serbinë dhe do të implementojmë çdo gjë që dakordohet. Është në interesin e Kosovës dhe rajonit, plus interesin e komunitetit ndërkombëtar në rajon”, vazhdon Arifaj.

Me asnjërën palë që s’pranon të përkulet, Kuvendi i Kosovës mund të mos jetë një vend për të marrë frymë lehtësisht edhe për një kohë, shkruan BBC.

Etiketa: , , ,
Të fundit