Stresi në punë, i dëmshëm si duhanpirja pasive


E shtunë, 12 Dhjetor 2015

stress1

Është po aq i dëmshëm sa konsumi pasiv i duhanit. Një studim i kryer nga “Harvard Business School” dhe Universiteti i Stanford-it, ka analizuar mbi 200 studime të mëparshme dhe ka arritur në përfundimin se stresi në punë mund të ketë në shëndet të njëjtin efekt që ka konsumi pasiv i cigares.


Rezultatet janë publikuar në revistën “Quartz”.

Në SHBA, psikologët thonë se 75 për qind e punonjësve thonë se shefi është shkaku kryesor i stresit në punë. Për këtë arsye, 27 % e tyre e lënë punën pasi kanë gjetur një tjetër, ndërsa 11 % largohen pa pasur alternativë. Ndërsa 59 % e punonjësve vijon të mbajë të njëjtën punë, pavarësisht stresit.

Përveç shefit, amerikanët listojnë si faktorë stresues frikën e humbjes së punës dhe ngarkesën me punë përtej asaj që mbulon pozicioni i tyre.

Të fundit