Në garë për Prishtinën edhe ministrat Çitaku, Stavileci e Krasniqi


E mërkurë, 4 Shtator 2013

Prishtinë, 4 shtator – Partia Demokratike e Kosovës është përcaktuar të përfshijë tre ministra në listën e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës: Vlora Çitakun, Blerand Stavilecin e Memli Krasniqin. Burime të “Kohës Ditore” sapo kanë theksuar se, përpos këtyre ministrave, në lista ka edhe deputetë, zëvendësministra e këshilltarë të ministrave.

Partia që qeverisë me vendin asnjëherë nuk ka mundur të dalë fituese në kryeqytet. Kjo, pavarësisht se autoritete të larta të partisë i kishte kandiduar për kryetar komune. Për zgjedhjet e 3 nëntorit PDK-ja ka vendosur që kandidat për kryetar në kryeqytet ta kandidojë ministrin Agim Çeku.

Të fundit