E shtunë, 9 Janar 2016

Arban Abrashi – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale
Prishtinë – Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale njëherësh zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj protestës së sotme të thirrur nga opozita.
Ai ka postuar një fotografi të veturës me xham të thyer pas sulmit të djeshëm ndaj tij duke shkruar se janë pikërisht këta ata që natën sulmojnë e ditën thërrasin për protesta paqësore, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Abrashit në Facebook:
“Ata që ditën bëjnë thirrje për protesta “paqësore”, natën inspirojnë dhe promovojnë politikisht këto akte, e filluan me vezë, vazhduan me ngjyrë, avancuan me gaz, kurse dje me gurë e mjete tjera të forta.
Çfarë nuk do ta arrijnë kurrë, nuk mund të mbjellin frikë, as në institucione as në shoqëri dhe nuk e lëvizin dot orientimin Pro Amerikan të vendit!
Dje rrezikuan jetën, jo vetëm timen e të shoqëruesit tim, por edhe të këmbësorëve. Republika është më e fortë se sa e mendojnë anarkistët”, ka shkruar Abrashi në Facebook.