E mërkurë, 27 Janar 2016
Bruksel – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të Brukselit, njofton kumtesa nga Kryeministria.
“Gjatë takimit është diskutuar për aspektet e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, si dhe perspektivat e dialogut për të ardhmen.
Ishte vlerësim i të gjithëve që dialogu në Bruksel dhe thellimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian është interes madhor i Republikës së Kosovës në rrugën e saj përpara në integrimet euroatlantike”, thuhet në kumtesë.
Etiketa: Bashkimi Europian, Federica Mogherini, Isa Mustafa, Kosova