E diel, 28 Shkurt 2016
Prishtinë – Lista Serbe kishte kushte për ta votuar Hashim Thaçin për president.
Pesë kushtet kryesore që i kishte kjo listë, që të mundësonte zgjedhjen e liderit të PDK-së në krye të shtetit dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, u plotësuan nga Isa Mustafa e Hashim Thaçi, raporton infokosova.
Këto janë si më poshtë:
1. 10 për qind e Forcave të Armatosura duhet të jenë serb dhe nën Komandën e Komandantit serb, që do t’i jap përgjegjësi vetëm Presidentit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
2. Zëvendëskomandantin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës do të nominohet nga Presidenti i Asociacionit, e që do t’i ketë 80 përqindëshin e kompetencave të komandantit të përgjithshëm, kuptohet për komunitetin e tij.
3. Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe do të ketë kompetenca shtesë në punën e tij
4. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ketë mbikëqyrjen, emërimin dhe mbledhjen e të ardhurave nga doganat që janë në kufi me komunat serbe.
5. Të hyrat në Asociacionin e Komunave Serbe nga Serbia nuk do të ketë të drejt Qeveria e Kosovës t’i ndalojë, por vetëm të kërkojë destinacionin se për çka janë të dedikuara.