E shtunë, 12 Mars 2016
Ankara – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, reagoi ashpër ndaj artikullit të përbashkët të dy ish ambasadorëve amerikanë në Ankara, të cilët kritikonin Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Kalın, në adresën e tij në twitter shkroi: “Dy ish ambasadorët që mendojnë se janë zotëruesit e kolonisë, kanë shkruar ‘Erdogani të japë dorëheqjen’. Kanë kaluar ato kohëra kur i jepni direktiva Turqisë”.
Ish ambasadorët e Amerikës në Ankara, Morton Abramowitz dhe Eric Edelman në një artikull të përbashkët për Washington Post, i kishin bërë thirrje Presidentit Erdogan për dorëheqje.
Etiketa: Amerika, ibrahim kalin, Turqia