E mërkurë, 6 Prill 2016
Pretendohet se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka refuzuar 50 plane të hartuara nga Agjencia Amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA) për rrëzimin e Kryetarit të Shtetit të Sirisë, Beshar Esad.
Douglas Laux, një ish-agjent i CIA-s në librin e tij me tematikë biografike ka shkruar se ai ka marrë pjesë në ekipin e ngarkuar për të gjetur “rrugët e largimit të Esadit nga posti drejtues” në bazë të një deklarate të Obamës në gusht të vitit 2011.
Laux në një dalje për televizionin NBC është shprehur se ekipi në të cilin ai merrte pjesë ka hartuar mbi 50 plane për largimin e Esadit, por sipas tij vullneti politik ka bërë që të mos zbatohet as njëri prej tyre.
Ish-agjenti thotë se planet e hartuara nga CIA u kundërshtuan nga Presidenti Obama, në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte David Petraeus, kur në postin e Sekretarit amerikan të Shtetit ishte Hillary Clinton si dhe Departamenti i Mbrojtjes drejtohej nga Leon Panetta.
Etiketa: Amerika, Barack Obama, Bashar al Assad, cia, Siria