E hënë, 16 Maj 2016
Në New York sot do të prezantohet raporti i OKB-së për Kosovën, i cili përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.
Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i cili do të publikohet sot, thuhet se në Kosovë ka mbetur akoma shumë punë në promovimin e tolerancës dhe pajtimit mes komuniteteve.
“Duhet siguruar të drejtat e pakicave, të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve, të përkrahen të drejtat e tyre pronësore dhe të ruhen traditat fetare pa pengesa” thuhet në raportin që përfshin periudhën 16 janar deri më 15 prill 2016.
Në raport theksohen angazhimet nga ana e Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, por sipas tij marrëveshjet duhet të gjejnë zbatim të plotë, shkruan Tanjug, transmeton KosovaPress.