Zhduket avioni nga radari


E enjte, 19 Maj 2016

573d3c46d8a5d

Zëdhënësi i Drejtorisë egjiptiane për aviacion civil, Ihaba Raslan, deklaroi se avioni i kompanisë EgyptAir, që u zhduk gjatë fluturimit nga Parisi drejt Kajros, me siguri është rrëzuar në det.

Qeveria franceze njoftoi se presidenti i këtij vendi François Hollande me telefon ka biseduar me presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi me ç’rast u dakorduan që të bashkëpunojnë ngushtë për rrethanat mbi të cilat fluturakja është zhdukur.

EgyptAir konfirmoi se avioni me 66 persona është zhdukur pas hyrjes në hapësirën ajrore egjiptiane. Sipas informatave më të reja nga kompania, në avion gjenden 30 shtetas egjiptianë, 15 francezë, dy irakianë, nga një algjerian, britanik, belg, kanadez, një shtetas i Çadit, Kuvajtit, Portugalisë, një shtetas i Arabisë Saudite dhe një sudanez.

Të fundit