E enjte, 19 Maj 2016
Tiranë – Shqipëria ka përsëritur kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Kërkesa e radhës është bërë nga ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, në punimet e Ministerialit të Këshillit të Evropës, që zhvilloi punimet në Sofje të Bullgarisë, në fokus të të cilit ishte situata e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetit ligjor në vendet e Këshillit të Evropës, duke trajtuar edhe aspekte të veçanta të sigurisë demokratike në kontinentin tonë, shkruan sot Koha Ditore.
Bushati mbështeti rolin e veçantë të Këshillit të Evropës në ankorimin e Kosovës në komunitetin evropian të vlerave, dhe nevojën për një anëtarësim të saj në Këshill.
“Sa më shpejt të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Evropës, aq më shpejt qytetarët e saj do të ndiejnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave”, ka thënë Bushati.
Etiketa: keshilli europian, Kosova, Shqipëria