E mërkurë, 22 Qershor 2016
Prizren – Sot në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit funksionojnë tri sektore profesionale, si ai i historisë i etnografis dhe i galerisë së arteve.
Gjatë tërë vitit Prizreni është me vizitor të shumtë qe vizitohet,nga vizitoret e tërë trojeve shqiptare si dhe nga vizitoret e largët andej Oqeanit Atlantik në Ameriken e largët, por muajt me të frekuentuar dhe të stërmbushur janë muajt e qershorit,korrikut e të gushtit pothuajse gjatë 24 orëve të gjitha rruget e qendres jan plot e përplot njerz nga të gjitha vendet e viseve shqiptare,të rajonit dhe më gjerë,gjallëri e begatët e qyteti të Lumbardhit.
Iliriku si tërësi e në veqanti Prizreni si qytet i lashtë iliro shqiptar është shumë i pasur me monumente kulturore e historike që dëshmon qartë civilizimin e hershëm e kulturen e lashtë gjatë shekujve në vazhdë.
Pozita gjeografike e Prizrenit të lashtë,lokalitetet arkeologjike në vetë hapsiren e qytetit dhe burimet e shumta historike dëshmojnë që kjo qender e rëndesishme urbane ka një të kaluar mijëvjeqare.Gjatë tërë historisë Prizreni ishte njëri nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë dhe të Ballkanit,ishte qender administrative,ushtarake,e dijes,e artit,tregëtare e zejtare.
Andaj gjatë luftes së fundit ku si çdo qytet e fshat i Kosoves edhe qytetin e Prizrenit e shkatrruan okupatori serb e sidomos në këtë qytet të datave historike në këtë vend të shejt ku burrat kuvenduan e lidhen besa besen, Rezidencen e Qeveris Shqipetare e rrënuan të tëren ushtria dhe paramilitaret serb, por falë angazhimeve të medha menjeher në fillim te liris Qeveria gjegjësisht digasteri i Ministris së Kultures së bashku me puntoret e Rezidences si mr.Parim Kosoven e të të gjithë bashkëpuntoret e Lidhjes Shqiptare e rregulluan ashtu si ka qenë.
Sot në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit funksionojnë tri sektore profesionale, si ai i historisë i etnografis dhe i galerisë së arteve, ku falë punës së palodhur të përgjegjësit së Kompleksit mr.Parim Kosoves me bashkëpuntoret e tij arriten që t,i marin disa gjëra,pra eksponate origjinale ti strehojnë ku fal punes se ketyre punëtoreve sot ato janë ne muzeun historik te Kompleksit ku vizitohen me mijera e mijera vizitor brenda vitit.
I pyetur përgjegjesin e LSH të Przrenit se posa të arritesh në ketë vend te shenjët për kombin tonë të pushon shpirti me të të gjitha të mirat e kombit duke valuar rreth e përqark në çdo cep të Lidhjes flamujt shqipetare pse nuk janë shtatoret në vendin e tyre kur ishin dikur dhe a shpetuan ato,mr.Parim Kosova tha;”Shtatoret janë të dëmtuara por ato fal zotit disi shpëtuan ku janë në galeri, por sa i përketë vendosjeve të shtatoreve të Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frashërit, për këtë vendosin të dy qeverit pra Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare”.
Poashtu z.Kosova tha se Kompleksi eshtë i vizituar gjatë tërë vitit por muajt më të frekuentuar të stërmbushur me vizitor janë nga muaji prill deri në muajin tetor, poashtu gjatë festave të datave historike këtu në oborrin e Kompleksit mbahen aktivitete të shumta,organizime të shumta nga Kuvendi Komunal e deri te Institucionet me të larta shtetërore si tribuna rreth qështjeve historike,tribuna kulturore,orë të mëdha letrare të të gjithëve krijuesve, poet e shkrimtare poashtu edhe hapen ekspozita të eksponuara me eksponate kombetare shqiptare të të gjitha viseve shqiptare.
Në sektorin etnografik përshkruhet historia e veshjeve kombetare prej fundit të shekullit 19 në fillim të shekullit 20 të të gjitha veshjet kombëtare ,p.sh.veshjet nga Kosova,nga Kërqova,Tetova,Dibra,Ulqin Plava e Gusija, pastaj nga Shqipria e Veriut,Shkodra, veshjet nga jugu si Permet, të gjitha këto veshje kombetare paraqesin veshjet origjinale të të gjitha trojeve shqiptare janë ne sektorin e etnografis.
Kurse në galerin e arteve disponojnë arti me tematik të viteve 1878 deri 1912 është i pasur me piktura,grafik dhe skulptura ku tregojn adetet e asaj kohe ku artistet e artit dhe të grafikes e skulptures e kanë shprehur realitetin me duart e tyre të arta të asaj kohe,ku sot ky qytet i lashtë në këtë vend të shenjët i ka eksponatat origjinale dhe nga brezat e brezat tjerë që do të vinë do të vizitohen.
Në fund pergjegjesi i Kompleksit të Lidhjes shqiptare të Prizreni tha se tani e kemi edhe nje cicirone te gjuhes angleze ku për vizitoret e huaj qe e vizitojnë LSH të Prizrenit do tua perkthejm historikun e vendit tonë.Por nga z.Kosova mesuam se gjatë gjithë vizitoreve të Kosoves që e vizitojnë Kompleksin vizitor me të shumtë janë vizitoret e Komunes së Gjilanit.