E premte, 13 Shtator 2013
Transferi më i ri i Real Madridit, Gareth Bale, duket se është në formë të lartë. Ai e ka treguar këtë në stërvitje, ku i ka treguar Cristiano Ronaldos se nuk është aspak inferior ndaj tij.
Ronaldo, i cili njihet si lojtar që ka repertoar të madh të lëvizjeve interesante të cilat i bën gjatë ndeshjeve, ka qenë viktimë e po këtyre triqeve nga Gareth Bale.
Në stërvitjen e ditës së sotme të zhvilluar në Valdebebas, Ronaldo tentoi që në një rast t’ia merrte topin uellsianit, por ai me mjeshtri e dërgoi në ‘publik’ portugezin.
Edhe në një rast tjetër kur Ronaldo tentoi të lexonte një pasim të Bales, ishte ky i fundit ai që e futi topin mes këmbëve të portugezit, i cili u shfaq shumë i çuditur nga aftësitë e uellsianit 100 milionë eurosh.
Natyrisht, e gjithë kjo kaloi me shumë humor dhe atmosfer të mirë në shtabin e Real Madridit.
Gareth Bale pritet të debutojë ndaj Villarrealit në ndeshjen që Real Madridi e zhvillon të shtunën mbrëma.