Ronaldo: Pensionohem te Reali, United e kaluara ime


E hënë, 16 Shtator 2013

Superylli i Real Madridit ka nënshkruar për pesë vjet të tjera me gjigantin spanjoll dhe ai nuk ka mundur të fshehë kënaqësinë para gazetarëve të pranishëm në rinovimin e tij i cili është bërë në mënyrë publike.

Ronaldo u shfaq tejet i relaksuar teksa u paraqit për të rinovuar kontratën e tij me Real Madridin. I pranishëm ishte edhe Florentino Perez dhe Ronaldo ka falënderuar presidentin për mundësinë që të rinovojë.

“Faleminderit presidentit për arritjen e marrëveshjes që më ka bërë të ndihem shumë i lumtur. Ndihem sikur jam në ditën e parë këtu. Do të vazhdoj të jap më të mirën time, kjo është një ditë e veçantë, faleminderit të gjithëve, tifozëve, bashklojtarëve. Shpresoj që të jem këtu deri në fund të karrierës time”, theksoi Ronaldo.

I pyetur nëse do të jetë lojtari më i paguar në botë, Ronaldo tha se kjo gjë është aspak e rëndësishme për të.

“Kjo gjë nuk ka rëndësi për mua. Në botë ka gjëra më me rëndësi se sa para. Unë jam këtu për dashurinë që ndjej ndaj këtj klubi. Do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi dhe do të jap më të mirën time që Real Madridi të fitojë gjithçka që të jetë e mundur. Të hollat s’kanë aspak rëndësi për mua”, u shpreh CR7.

28 vjeçari u pyet se çfarë është bërë me dëshirën për t’u kthyer te Manchester Unied, një ëndërr të cilën tani ai ua ka shuar të gjithë tifozëve dhe njerëzve tjerë në Old Trafford.

“Manchester United është klub i madh, kam qenë për gjashtë vjet aty dhe më ka dhënë shumë ai klub. E respektoj atë skuadër siç i respektoj skuadrat tjera, por Manchester United është e shkuara ime. E tashmja dhe e ardhmja ime janë te Reali. Unë i përkas klubit më të mirë dhe më madhështor në botë. Reali është maja dhe unë dua të vazhdoj të jem në maje. Kjo është shtëpia ime”, përfundoi portugezi.

Ai shtoi se është optimist se këtë sezon Real Madridi do të arrijë ta fitojë Ligën e Kampionëve, që madrilenët e quajnë La Decima.

Leave a Reply

Të fundit