Beogradi kërkon regjistrim të jashtëzakonshëm në Luginë


E hënë, 16 Shtator 2013

Beograd, 16 shtator – Kryetari i Këshillit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka deklaruar se regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë, i cili duhet të zbatohet vitin e ardhshëm në Luginën e Preshevës, patjetër duhet të bëhet dhe ligjet të gjithë t’i respektojnë.

Stankoviq ka theksuar se regjistrimi I popullsisë është realitet dhe se duhet të zhvillohet në vitin 2014.

“Duhet patjetër të themi se a duam të respektojmë ligjet e këtij shteti ose jo. Ky është thelbi dhe nga kjo nuk do të heqim dorë”, ka thënë Stankoviq për Televizionin Publik të Serbisë duke theksuar se ligjet që vlejnë në Serbi duhet t’i respektojnë të gjithë, pra edhe shqiptarët.

Ai bëri të ditur se do të kërkohet edhe ndihma e bashkësisë ndërkombëtare, por sipas tij, ka sinjale se liderët shqiptarët do të pranojnë për zbatimin e regjistrimit.

Stankoviq ka thënë se regjistrimi i popullsisë shkon në dobi të të gjithëve, por edhe të shqiptarëve.

“Regjistrimi i keq dhe numri joadekuat i numrit të banorëve ka si pasojë që Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve paraprakisht ka marrë rreth 18, 5 mlionë dinarë, kurse tani 13,5 milionë dinarë, sepse këto para ndahen në bazë të numrit të popullsisë. Kjo është përdorur që të thuhet se si serbët diskriminojnë shqiptarët” ka thënë Stankoviq. koha

Të fundit