Lazio në garë me Sunderlandin për shërbimet e Adnan Januzajt


E enjte, 4 Gusht 2016

januzaj

Lazio ka hyrë në garë me Sunderlandin për shërbimet e Adnan Januzajt.

Mesfushori shqiptar duket se nuk ka të ardhme te Manchester Unitedi, prandaj dëshiron të largohet nga Old Traffordi.

Menaxheri i ri, Jose Mourinho, ia ka bërë të ditur 21-vjeçarit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe është i lirë të kërkojë një klub tjetër.

Sipas Chronicle, Biancocelestët janë duke përgatitur një ofertë për Januzajn.

Rivali kryesor i Lazios për shërbimet e tij është Sunderlandi, ku është angazhuar për trajner David Moyes, njeriu që i ka ndihmuar lojtarit të avancohet në ekipin e parë të Djajve të Kuq.

Të fundit