E diel, 7 Gusht 2016
Stamboll – Shkrimtari Latif Erdoğan, duke theksuar se Fetullah Gülen që në moshën 16 vjeçare i është nënshtruar një trajnimi special nga elementët e asaj periudhe të shërbimeve të inteligjencës (MIT) dhe se pas kësaj ka qenë mbështetja e CIA-s ai tha se “këto tashmë nuk kanë më asnjë lidhje me Islamin. Kanë vepruar plotësisht me lakminë për pushtet, me pasionin për të marrë pushtetin. Gülen, po lufton për t’u bërë kalif”, raporton Anadolu Agency (AA).
Latif Erdoğan, ka qëndruar për 45 vite pranë kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen. Ai në vitin 1990 ka shkruar librin e titulluar “Bota Ime e Vogël” ku Gülen shpjegohet si pozitiv, dhe pas 26 vitesh ai ka shkruar librin e titulluar “Fytyra Gülen e Djallit”.
Në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së Erdoğan, shprehet se në këtë libër shpjegon me të gjitha detajet se çfarë strukture ka formuar Gülen. Ai duke u shprehur se që para 15 viteve e ka kuptuar se lideri i FETÖ-s Gülen ishte “Fytyra Gülen e Djallit”, ka theksuar se është dëshmitarë se si lëvizja është prishur dhe degraduar çdo ditë e më shumë.
Më tej Erdoğan ka theksuar se pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit ka nisur të bëjë kritikat haptazi kundër Gülenit.
“Gülen në vitin 1990 për 3 muaj më ka shpjeguar të gjithë jetën e tij. Edhe në vitin 1996-1997 kemi një bisedë të tillë përsëri. Në lidhje me të kam çdo gjë në arkivin tim. Asnjë tjetër nuk e ka. Gjithashtu janë bërë biseda edhe me ata që e kanë njohur. Në të shkuarën kam shkruar anën pozitive duke vepruar me dyshim rreth tij. Pas 17 dhjetorit kam rishqyrtuar dokumentet që posedoja. E vërejta se çështjet që më kishte shpjeguar në atë periudhë ishin shumë të kuptimta për ditët e sotme. Çështjet negative që nuk i vura re në atë kohë i kam shkruar tani në këtë libër”.
– “I është nënshtruar trajnimit special”
Erdoğan, duke theksuar se Fetullah Gülen që në moshën 16 vjeçare i është nënshtruar një trajnimi special i cili është kryer nga elementët e asaj periudhe të shërbimeve të inteligjencës (MIT) shprehet më tej se: “Në vitet 1950 MIT do të thotë CIA. Në atë kohë pagat janë paguar nga CIA. Më pas Gülen formoi lëvizjen në Izmir. Kuptohet që ka qenë në kontakt të afërt me CIA-n. Edhe ushtria madje në kohën e ligjit Ushtarak nuk e ngacmonte për shkak të kërkesës së CIA-s, madje i hapte rrugë. Pas 1976 edhe pse dihej lejonin që të dërgonin nxënës në shkollat ushtarake. Edhe kjo tregon se çështja ishte tërësisht një projekt, i cili është një projekt që mund ti vijë ndërmend vetëm djallit. Për këtë nuk i kemi thënë ‘fytyra djallëzore e Gülenit’, por i kemi thënë ‘fytyra Gülen e djallit’. Është një lodër e djallit. Duke thënë djall e kam fjalën edhe për Amerikën edhe për djallin”, shprehet ai.
– “Ka përdorur të gjithë forcën”
Ndërsa u shprehur se “e njoh Gülenin më mirë se Güleni”, ai ka shpjeguar se lideri i FETÖ-s ka përdorur të gjithë fuqinë në momentin e parë. Erdoğan ka folur gjithashtu edhe për pikëpamjet e tij se “Me 17-25 dhjetor ka përdorur të gjithë fuqinë e tij që kishte në polici dhe në gjyqësor. Edhe fuqinë në ushtri e ka përdorur deri në fund. Pas kësaj nuk ka më mundësi të kryej lehtë grusht ushtarak. Nëse ata që e përdorën e mbështesin duke zhvilluar një projekt të ri për të kryer diçka unë mendoj se nuk do të jenë të suksesshëm me ato që i kanë mbetur.”
“Nëse kjo punë do të ishte e suksesshme askush nga ne sot nuk do të ishte. Nuk është e rëndësishme vrasja e mijëra personave për Gülenin. Ata bënë çdo plan, por atë që nuk llogaritën ishin sheshet. Populli i doli në mbrojtje vullnetit kombëtar, demokracisë dhe presidentit të tyre. Pas deklaratave të pafundme mund të jetë mesazhi i atentatit. Gülen nuk heq dorë nga mania, të cilën ai e ka që në të shkuarën për Erdoğan dhe Erbakan. Ne e vërejmë që Gülen ndodhet në atë anë që i ka urdhëruar CIA. Pavarësisht të gjitha tradhtive të Gülenit, Tayyip Erdoğan i ka treguar fytyrën e mëshirës. Ndërsa Gülen bën dhe ka bërë mosmirënjohje për këdo që i ka bërë mirë”, thekson Latif Erdoğan.
– “Ka hyrë në të gjitha njësitë e shtetit”
Pasi ka vënë në dukje se Gülen është infiltruar në gjitha njësitë dhe nivelet e shtetit ku dhe për shkak të armëve dhe fuqisë ka vënë në përparësi ushtrinë dhe policinë Erdoğan ka theksuar se pastrimi i shtetit nga FETO do të marrë kohë. Ai ka shtuar më tej se: “Ushtria tërheq vëmendje për shkak të strukturës së fortë që ka. Policia dhe ushtria janë të rëndësishme sepse kanë armë. Numri në arsim dhe shëndetësi është shumë më i madh se në ushtri dhe polici. Edhe ato që janë në gjyqësor nuk janë pak. Janë infiltruar në çdo vend që momentalisht mban në këmbë shtetin. Nuk ka asnjë pikë ku nuk ka këmbë të shtetit paralel. Për pastrimin e plotë do të nevojiten 3-5 vite. Sigurisht nuk është e lehtë të rindërtosh shtetin.”
– “Njoh shumicën e gjeneralëve puçistë”
Erdoğan ka nënvizuar se njeh shumicën e emrave të gjeneralëve me grada që kanë luajtur rol në tentativën e puçit.
“Jo vetëm disa, por i njoh të gjithë. Këto janë persona të lidhur drejtpërdrejtë me Gülenin. Ishin emra që vinin e iknin me veshje civile në ambientet ku ndodheshim. Me emra nuk i njoh por ka nga ata që i njoh me emrat e koduar. Çdo oficer ka një përgjegjës civil. Ata që kam parë në televizor i njoh të gjithë. Gjeneral Brigade Hakan Evrim që i tha Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar se ‘t’ju lidh të kontaktoni me liderin tonë’ e njoh që nga fëmijëria. Faktikisht gjeneralët e vërtetë janë ata persona civilë që marrin dhe i dërgojnë lajme Gülenit. Këto persona e njohin njëri-tjetrin, por ushtarakët nuk e njohin të gjithë njëri-tjetrin”, ka vazhduar ai më tej.
– “Personi kyç është Adil Öksüz”
Duke shpjeguar se Adil Öksüz i cili në natën e puçit ndodhej në bazën Akıncı dhe pas ndalimit u lirua është një person kyç ku dhe nuk e ka kuptuar lirimin e tij, Erdoğan, ka shtuar më tej: “Adil Öksüz, është në person që i ka qëndruar afër për vite Gülenit. Për vite me rradhë ka qenë përgjegjës për ushtarakët. Ishte personi që merrej me Forcat Ajrore. Është njeriu më në majë gjatë procesit të puçit. Ka qenë atje i pranishëm si përfaqësues i Gülenit. Çdo gjë e thënë nga ai atje ka qenë e pranuar sikur e ka thënë Güleni. Ka qenë gabim lirimi i tij. Këto tashmë nuk kanë më asnjë lidhje me Islamin. Kanë vepruar plotësisht me lakminë për pushtet, me pasionin për të marrë pushtetin. Gülen, po lufton për t’u bërë kalif. E tregoi veten të fortë, veproi sikur kishte potencial për vota dhe përfituan nga partitë. Pavarësisht se ky grup në komunitet nuk mund të krahasohet as edhe për zgjedhje të kryepleqve. Sepse këto janë të fortë në shtet. Po të ishin përzier me politikën do të ishin një fiasko. Përvoja ime 45 vjeçare është se ‘asnjë pikëpamje politike e GülenIT nuk ka dalë e drejtë’. Është fundosur çdo parti që kanë mbështetur. AK Partinë nuk e kanë mbështetur asnjëherë me sinqeritet, kanë bërë dyfytyrësinë.”
– “Do të ngatërronin tre vendet muslimane me njëri-tjetrin”
FETÖ veproi sepse besonte se do të ishin 100 për qind të suksesshëm në tentativën e puçit dhe e ndërmorën këtë veprim të çmendur me mendimin se kishin përfunduar procesin e ndikimit në damarët kapilarë të shtetit, ka theksuar Erdoğan.
Duke u shprehur se “sikur puçi të ishte kryer një ditë më pas do të merrnin nën kontroll të gjithë shtetin, do ta drejtonin dhe askush brenda shtetit nuk mund ti dilte në ballë”, Erdoğan ka theksuar më tej: “Po të ishin të suksesshëm Gülen do të vinte në Turqi. Do të pranohej si kalifat. Do të hynin në luftë me Iranin. Do të ndërhynin drejtpërsëdrejti në Siri. Sepse do të luftonte me Ebubekir el- Bağdadi në krye të DAESH-it. Pra dy kalifë do të luftonin me njëri-tjetrin. Do të bënin gjithçka për të gjunjëzuar Turqinë. Do të ngatërronin tre vendet muslimane me njëri-tjetrin. Cilësimi i tyre si terroristë madje është i pakët. Nëse krahasohen me PKK janë 1 mijë herë më të rrezikshëm. Kjo është një organizatë në nivel ndërkombëtar. Nuk është e kufizuar si PKK, të cilën nëse e mbartni PKK-në jashtë Sirisë dhe Turqisë nuk nënkupton gjë. Por kjo nuk është e tillë sepse është organizuar në të gjithë botën dhe në çdo vend i kryen strategjitë e saj si zhvillimet në Turqi. Nëse Amerika urdhëron mund të bëjnë çdo gjë. Asnjë gjë nuk ka kuptim për ato. Amerika nëpërmjet këtyre mund të marrë nën kontrollin ku të dëshirojë.”
– “SHBA mund ta dorëzojë Gülenin”
Duke u shprehur se tashmë ka bindjen se SHBA mund të dorëzojë Gülenin, Erdoğan tha se “Në marrëdhëniet me dimension shtetëror mes gjërave që Amerika do të përfitojë nga Gülen dhe nga ato që do të përfitojë nga Turqia si një shtet aleat ka shumë ndryshime të mëdha. Amerika i ka kushtuar kaq shumë rëndësi Gülenit për arsyen se e ka pranuar si pronar të shtetit. Turqia tashmë është shpëtuar nga FETÖ. Amerika pas kësaj do të vijë dhe do të bisedojë me shtetin. Pas kësaj nuk ka asnjë kuptim ajo që Gülen do të thotë kundër Amerikës. Edhe në komunitet nuk do të merret për bazë. Nuk mund të jetë asnjëherë rrezik për Amerikën. Kjo i shkon për shtat shtetit, që të vijë e ta dorëzojë.”