Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Prishtinë – Ferizaj


E shtunë, 3 Shtator 2016

aksident

Ferizaj – Ndonëse më herët ishte raportuar për 4 të vdekur, sipas Policisë së Kosovës, tre veta kanë pësuar me fatalitet në aksidentin e ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ndërmjet një kamioni dhe një veture.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Florije Ahmeti, zëdhënëse e policisë në rajonin e Prishtinës.

“Tre persona kanë mbetur të vdekur, dy femra dhe një mashkull, këtë e ka konfirmuar edhe mjeku në vendin e ngjarjes”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

Të fundit