BE po e zbutë papunësinë e Greqisë me përfaqësueset e reja të BE-së e EULEX-it në Kosovë?


E shtunë, 3 Shtator 2016

eulex header

Prishtinë – Përfaqësuesit e rinj të misioneve të Bashkimit Evropian për Kosovën vijnë nga vendet e afërta me Kosovën, përkatësisht, nga rajoni i Ballkanit.

Dy emërimet e bëra së fundmi, në pozitat shumë të rëndësishme për vendin, ajo e shefes së Eulex-it dhe përfaqësueses së Posaçme të BE-së, janë nga Greqia përkatësisht nga Bullgaria, shkruan lajmi.net.

Tani më shefja e re e EULEX-it, është Alexandra Papadopoulou nga Greqia, përderisa përfaqësuesja e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova e cila vjen nga Bullgaria.

Mirëpo këto emërime nuk kanë bërë që BE të ketë një qasje më ndryshe sa i përket Kosovës, pavarësisht që thuhet se imazhi i vendit tek BE-ja ka shkuar për të keq, për shkak të zhvillimeve të fundit.

Bashkimi Evropian këto emërime të këtyre pozitave nën udhëheqjen e dy femrave që vijnë nga rajoni është bërë për shkak të aspektit gjeografik dhe njohurive që këto dy vende mund të kenë për shtetin e Kosovës.

Kështu vlerëson njohësi i çështjeve ndërkombëtare Afrim Hoti. Ai në një prononcim tha se Bashkimi Evropian e ka ulë vëmendjen ndaj shtetit të Kosovës për shkak të situatës aktuale, por emërimet e dy femrave nga Bullgaria dhe Greqia është bërë meqë Kosova është afër këtyre vendeve.

“Kam dy përgjigje për këtë çështje dhe përgjigja e parë është që Bashkimi Evropian ka ulë nivelin ose e ka ulë vëmendjen për shtetin e Kosovës, bile tek BE-ja, informacionet flasin se kemi krijuar imazh jashtëzakonisht të keq këta muajt e fundit, por kjo nuk lidhet më çështjen e emërimit të dy përfaqësueseve femra që vijnë nga rajoni pra bullgaria dhe Greqia, pasi fundja Bullgaria dhe Greqia janë të dyja shtete anëtare, njëjtë e të barabarta sikurse vendet tjera anëtare të BE-së”, ka shpjeguar Hoti.

Emërimi i tyre, siç sqaron ai, mund të ketë lidhje me aspektin gjeografik meqë, sipas tij, Kosova është më afër këtyre vendeve.

“Këto vende normalisht e njohin më mirë zhvillimin dhe traditën dhe shumë fusha të tjera në Kosovë që mund të kenë lidhje me këtë pikë”, ka thënë Hoti.

Alexandra Papadopoulou vjen si shefe e re e EULEX-it pas diplomatit italian Gabriele Meucci, kurse Nataliya Apostolova vjen në pozitën e përfaqësesës së BE-së, pas Samuel Zhobgar.

Të fundit