Tetova një “Kasaba e qytetërimit”!


E diel, 30 Tetor 2016
Savash VELIU

Savash VELIU

Sot pas një vizite të shkurtër mbi Prizrenin më lanë përshtypje qytetarët dhe qytetrimi i tij i vjetër duke ma rikujtuar Tetovën dikur.

Marr guximin të shkruaj një kritik për të kaluarën e Tetovës kreshnike, sa e realt po aq e dhimbshme. Kjo zonjë dhe burneshe e epiqendrës kulturore, artizanati me politikën e saj gjeostrategjike në qëndresat shekullore, që shtrihej në rrjetin e bashkëpunimit me sivëllaun Prizreninë legjendar nëpër gjeografinë kulturore shqiptare.

Dy qytete këto që në çdo pikpamje i gjasoninë njëri tjetrit si në aspektin intelektual ashtu edhe në traditën qytetruese lashtor të udhërëfimit të ruajtjes së frymimit patriotik mbi Kauzën Kombëtare dhe ate Fetare.

E kam vënë theksin tek krijimi i forcës së komunikimit dhe integrimit brenda shqiptar tek dy qendrat në procesin e bashkimit të vlerave të përbashkëta të ndërtimit të identitetit kombëtar për realizimin e objektivave strategjike kulturo-politike dhe atë ushtarake në atë kohë.

Por deri më sot Tetova arriti të humb gjithë karakterin e saj identitar shkaku invazionit “katundaresk antishqiptar”, ndoshta e nxitur dhe e infiltruar si projekt sllav qëllimisht për t’ia rrënuar dhe dezintegruar gjithkulturën e saj përmes kuazipolitikanëve dhe kuazi-intelektualëve pro sllav, jo mjaftë të arritur në qytetrim.

Invazion ky që si shtrëngat pasoj mbi Tetovën e cila në gjirin e saj të qytetëriimit nuk arriti shqiptarët ardhacak joautokton si barë t’i bartë drejt emancipimit dhe integrimit social të saj. Kështu roli i kasabaliut (të qytetruarit) gradualisht sa vinte zbrapsej dhe hidhej në marginat e rrjedhës së zhvillimeve dhe ndodhive politike duke u krijuar një ‘’gjendje’’ anarkie në hierarkin udhëheqëse të saj, si në aspektin patriotik ashtu edhe atë fetar ku kulmonte ana fetare e saj gjë e strukturuar konform mbi shoqerinë e kasabalive vendas si traditë brez pas brezi.

Por është një gjë e trishtë fatkeqsisht! Sot e kësaj dite “Kasabalit” (të qytetruarit) emërohen nga injorantët katundaresk (jo qytetruar) si “turçeli” ose “turkofil”. Ndonëse problemi qëndron tek padituria e bazuar në injorancen e skajshëm të tyre si intelektual me mangësi në kulturën e “terbijes” si dije etike të njohjes së rëndësisë së rendit dhe nderimit të përvojës së qytetruarit në Tetovë si banorë i saj i moralshëm.

Megjithate, sa i përket njohurive të hollësishme ne kemi gjithë nevojë për sqarime profesionale mbi nocionet “turk dhe turkofil”si të tillë!?

Sigurisht mbi të duhet njohur mirë rrjedhat dhe periudhat historike të së kaluarës së periudhës Osmane dhe të botës Perëndimore. Ti biem shkurt e qartë!

Për të etiketuar një bashkësi apo komunitet fetar Perëndimorët Latin i veçuan osmanët duke shpikur nocionin “Turko”, nocion ky që çfaq kuptimin për banor “Musliman”! Dmth, nocioni “Turko” nuk thekson thjesht kuptimin për ‘’Komb”apo “Etni”, por për një komunitet të besimit fetar islam. Prandaj gjyshërit tanë për vete thonin me mburje “Jam Turk Elhamdulilah”, që do të thotë; “Falemnderoj Zotin që jam musliman”, e jo kuptimi injoranteske për një komb turk!

Dihet se, gjatë historisë së Osmanëve nuk ka ekzistuar kombi Turk, por vetëm emërim fisnor të ndryshëm mes tyre! Këto janë shpikje si risi që kanë zanafillën gjatë shpërberjes së Perandorisë Osmane qëllimishtë të parcializohet brenda qytetarët e saj osman në kombe dhe territore etnike që më lehtësisht të sundohen më pas nga Fuqite e Mëdha të oxidentit.

Në kuptimin strategjik serbosllavia e nxitur nga interesi sllavo shoven sa vinte e rritej dhe nuk ishte në gjendje t’i pushtojë nga jashtë këta qendra të lëvizjeve, por instrumentalizuan shqiptarët për realizimin e këtij projekti kobzezë.

Për ta kjo ishte e lehtë, sepse shumica e popullatës ishte shqiptare dhe i nënshtrohen trajtimit të egër, dhunës sistematike në funksion të ndërrimit të identitetit, të asimilimit, të shpërnguljes apo të shfarrosjes.
Gjatë shpërnguljes së popullatës së Malësisë nga trojet shumica e tyre u drejtuan drejtë Tetovës. Me reformat agrare ua konfiskuan tokat shqiptare dhe në mënyrë sistematike me detyrë të planifikuar në mesin e tyre u infiltruan shumë agjent destruktiv shqipfolës të thjesht dhe intelektual kryesisht ateist besnik. Këta si bashkëpuntor serbosllav bënin përpjekje për ta rrënuar maksimalisht gjendjen kulturore, arsimuese dhe atë fetare të vendasve shqiptar Tetovar duke u’a pamundësuar mbijetimin e tyre si epiqendër e lëvizjeve politike dhe ushtarake duke i denoncuar tek organet sllave, në Tetovë dhe Beograd.

I njejti plan u zbatua edhe gjatë shpërnguljes së shqiptarëve nga gjitha trojet shqiptare drejt Turqisë. Edhe aty Serbosllavia infiltroi në mesin e tyre agjentë më besnik titoist që t’i detektojnë atje patriotët shqiptar duke i denoncuar organeve turke dhe Beogradit. Poashtu veproj edhe me Shqipërinë enveriste.

Sot shumë prej tyre spiunëve “Rumeli” kanë arritur në strukturat më të larta udhëheqse politike dhe qeverisëse Turke me mission të caktuar për të luftuar ashpër bashkëpunim i vëllezerisë, Turko-Shqiptare!

Kështu me dekada të tëra “shqipfolësi” punonte në defaktorizimin e Tetovës si bastion i qëndresës kulturo-politike duke përvetsuar aparatin e sistematizimit veprues të udhëheqsisë si organizm i beslidhjesë kombetarë.

Kështu dalngadal u ngulfat qendra kulturo-politike Tetovare që paraqiste boshtin kurrizor gjithshqiptar, lartë duke e lidhur Prizreninë me Shkodrën, kurse poshtë Shkupin, Manastirin me Janinën. Tetova sot është rrënuar dhe i është shkatërruar pasuria e saj materialo-shpirtëror islamo-shqiptare. Ajo si lëvizje paraqiste traditën kulturo-politike të një qytetërimit të kësaj ane shqiptare si gjë e përkryer e saj.

Së fundi, në Tetovë ja afër dy dekada zotëron një politik skllavërim i popullsisë që përcillet me shkatërrim të vlerave kolosale të saj nga pushtetmbajtësit lokal dhe atë qendror duke i’a rrënuar institucionet popullore të fituara me sakrifica të mëdhaja. Njëra prej tyre është edhe Universiteti i Tetovës që i’u paralizua dhe i’u minimizua roli i saj si arsimues i lartë i anës këtej.

Dhe tani së fundmi që është më e dhimbshme për na e njëjta politik vazhdon të varros imazhin e Tetovës edhe me rastin e ndërtimit të një ure të re e betont në vend të asaj Ure të rrënuar nga sllavët e Kazazëve, përgjithmon!

Nuk është e çuditshme që nëse edhe më tej do të mbetet pushteti në duart e këtyre maskarenjve ata sërish janë në gjendje që nesër Tetovës t’ia rrënojn edhe “Xhamin e Larme ose të Pashës”, sepse këtë e tregoj praktika e hidhur se, kohë më parë kështu i’a humbën pakthyeshëm edhe gjurmët e “Burmali Xhamisë” në qendër të Shkupit, për pelën e skënderbeut!?

Fatkeqësisht sot qyteti i Tetovës u shndërua me plotkuptimë të fjalës në një qytet tipik të vobekt “Katundaresk”!

Prandaj them;…”Atë që s’mundi të bëjë Ilija Graçanini, Ivo Andriçi dhe Millosheviçi, arriti të realizoj politika katundarske shqipfolëse në të. Politikë kjo që u’a lehtësoi përfundimin e missionit të pakryer sllav, përmes dorasit “shqiptar”!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:
Të fundit