E shtunë, 12 Nëntor 2016
Ka nisur ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës, ku djelmoshat e Kosovës do të tentojnë t’i befasojnë vendasit për të arritur fitoren e parë dhe historike në garat ndërkombëtare
Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’ mes Turqisë dhe Kosovës, tashmë ka filluar.
Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë të grumbulluar pas tre ndeshjeve, derisa Turqia në pozitën e katërt me dy pikë të grumbulluara.
Në fillimin e ndeshjes nuk kanë munguar as mesazhet vëllazërore në mes të dy shteteve.
Kujtojmë se Kosovës i mungojnë katër lojtarë të rëndësishëm. Albert Bunjaku, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu dhe Bernard Berisha, nuk mund ta ndihmojnë Kombëtaren tonë ndaj Turqisë. /Express/