E shtunë, 28 Janar 2017
Ankara – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas takimit që realizoi me kryeministren britanike, Theresa May, deklaroi se çështjet e Sirisë dhe Irakut janë shumë të rëndësishme për Turqinë dhe Britaninë e Madhe, raporton Anadolu Agency.
Erdoğan, është takuar sot me kryeministren e Britanisë, Theresa May, e cila mëngjesin e sotëm mbërriti në Ankara, një ditë pas vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Theksohet se presidenti i Turqisë u nda i kënaqur nga takimi me May. Presidenti turk tha së në takim është biseduar për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Çështjet e Sirisë dhe Irakut janë të një rëndësie të veçantë për Turqinë dhe Britaninë e Madhe. Biseduam edhe për dëshirat tona që bashkëpunimi i Turqisë me forcat e koalicionit të mbështetet në një koncept krejtësisht tjetër”, tha Erdoğan.
Etiketa: Britania e Madhe, iraku, Siria, Turqia