Ish-shefi i CIA-s: E paralajmërova Rusinë që të mos ndërhynte në zgjedhjet presidenciale në SHBA


E martë, 23 Maj 2017

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Rusia ka ndërhyrë në mënyrë të pacipë në zgjedhjet presidenciale 2016, dhe ata i ndërmorën këto aktivitete përkundër protestave të fuqishme dhe paralajmërimeve eksplicite nga ne që të mos e bëjnë një gjë të tillë,” ka thënë Brennan në dëshminë e tij para Komitetit të Inteligjences të DHomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Brenna ka thënë se beson se ai ishte zyrtari i parë amerikan që e ngriti çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet amerikane me një zyrtar rus, duke u thirrur në një takim që kishte më 4 gusht të vitit 2016 me shefin e FSB-së, Alexander Bortnikov, transmeton Express.

Brenna shtoi se më pas e kishte informuar presidentin e atëhershëm Barack Obama dhe zyrtarë të tjerë të rëndësishëm, dhe se e kishte diskutuar këtë çështje edhe me liderët demokratë dhe republikanë të Senatit Amerikan në gusht dhe shtator të vitit të kaluar.

Në janar të këtij viti, agjencitë e inteligjencës amerikane erdhën në përfundim se Moska kishte tentuar që t’i anojë zgjedhjet presidenciale të nëntori në favor të republikanit Donald Trump, përfshirë duke e hakeruar serverin dhe publikuar emailiat e zyrtarëve të lartë demokratë.

Moska vazhdon t’i mohojë këto akuza.  

Etiketa: , ,
Të fundit