Rajoni i Zhupës në mbështetje të Zafir Berishës


E mërkurë, 30 Tetor 2013

Kandidati për kryetar të Prizrenit Zafir Berisha vizitoi rajonin e Zhupës, ai ne një tubim të organizuar nga banorët Nepërgosht para shumë të pranishmëve garantoi ata për mbështetje institucionale me ardhjen e tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.

Kryetari Berisha para të pranishmëve tha se jam shumë i nderuar që në fshatin Nepërgosht më bëhet kjo pritje kaq e ngrohtë dhe prezenca juaj në këtë tubim më bën edhe më përgjegjës në synimet tona për një qeverisje të suksesshme në Prizren.

Bashkimi Demokratik në programin e sajë prioritet ka zhvillimin ekonomik, mbështetjen e bujqve dhe blegtorëve e veçanërisht turizmin që rajoni i Zhupës me bukuritë e saj është atraktiv jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe të rajonit.

Ne si forcë politike tashmë me sloganin e njohur që për Prizrenin të vendoset në Prizren, dhe synimi ynë kryesorë është që shpresën e humbur të qytetarët e Prizrenit ta rikthejmë duke krijuar kushte për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet si shqiptarë Boshnjak, Turq dhe REA dhe me këtë rast më lejoni të them në mënyrë simbolike që ajo që do të jetë moto e qeverisjes sonë së tërbeshët dhe shqipëtarët janë dy qershia të lidhura më një rrëfanë.

Prof.Dr. Gjemil Bytyqi i cili ishte në mbështetje të kryetarit Zafir Berisha në fshatin e origjinës të familjes së tij, kërkoi nga banorët e Zhupës dhe veçanërisht të Nepërgoshtit që të mbështesin subjektin të cilin udhëheqë Zafir Berisha sepse është garanci më e mirë për një qeverisje në interes të gjithë qytetarëve të Prizrenit.

Intelektuali nga ky fshat Sejdi Ogjini i cili ishte dhe organizator i këtij tubimi të pranishmit i njoftoi për personalitetin e Zafir Berishës ku me rast kërkoi nga bashkë vendasit e tij që më 3 nëntor të mbështetet fuqishëm numri 74 Bashkimi Demokratik dhe lideri i sajë Zafir Berisha.

Karvani i Bashkimit Demokratik në krye me Zafir Berishën vazhdoi takimet edhe në fshatin Manasteric, ku mori mbështetje të pa kontestueshme nga banorët e këtij fshati.

Leave a Reply

Të fundit