Në ora 14:00, KQZ shpall rezultatet pas rinumërimit


E mërkurë, 5 Korrik 2017

“Sot (e mërkurë, 5 korrik, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi. 

Ndryshe, KQZ ka shpallur javën që shkoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, por pas ankesave në PZAP 117 vendvotime shkuan në rinumërim. Ndërsa, certifikimi i rezultateve pritet të ndodhë gjatë ditëve në vijim, pasi Gjykata Supreme të japë vendim për 8 ankesa të kandidatëve për deputetë. 

Mediat kanë raportuar se rinumërimi i këtyre kutive ka sjellë disa ndryshime, për të paktën 3 kandidatë për deputetë. 

Etiketa: ,
Të fundit