E shtunë, 15 Korrik 2017
Hashim Thaçi po vazhdon të mos e marrë vendimin për thirrjen e seancës konsitutive të Parlamentit të ri. Këtë po e bën pavarësisht se kanë kaluar një javë prej se kur janë certifikuar zgjedhjet nacionale.
Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë për Express, se Shefi i Shtetit ende s’ka marrë vendim.
“Jo, ende s’ka vendim”, ka thënë Arifaj, të shtunën.
Ndërkohë, as zyrtarët tjerë të Presidencës nuk kanë treguar se pse po e vonon thirrjen e seancës dhe as kur pritet të thërras.
Pas takimit të Thaçit me Haradinajn, para tre ditësh, është përmendur mundësia që seanca e parlamentit të ri të thirrjet për javën e ardhshme.
Në zgjedhjet e parafundit nacionale, kur Presidente ishte Atifete Jahjaga, seanca konstituive ishte thirrur pas tre ditësh.
Në zgjedhjet e fundit nacionale, tri partitë e themeluara nga ish-udhëheqësit e UÇK’së, PDK, AAK e NISMA dolën të parët me një koalicion parazgjedhor, duke marrë vetëm 39 deputetë. VV doli e dyta me 32 deputetë derisa LDK e treta me 29.
PAN, shkurtesa e koalicionit fitues, pritet të marrë mandatin për formimin e Qeverisë, javën e ardhshme, pasi të konstituohet Parlamenti.