E shtunë, 9 Nëntor 2013
Forcat shqiptare dhe ato holandeze kanë bërë të ditur se, një sasi predhash luftarake janë konstatuar në thellësi të detit Jon, pranë zonës së “Kalasë” në qytetin e Vlorës.
Sasia e tyre mendohet të shkojë në disa tonelata, ndërkohë që prej tri ditësh forcat shqiptare të mbështetura edhe nga ato holandeze kanë nisur operacionin për nxjerrjen e tyre nga uji, dhe më pas asgjësimin.
Ky nuk është rasti i parë që në Vlorë gjenden predha luftarake të ngelura që prej Luftës së Dytë Botërore.
Vetëm pak kohë më parë specialistët të forcave të NATO-s, të cilët kryejnë pastrimin e zonave të minuara, kanë asgjësuar me mijëra tonelata mina ujore.
Kjo, mendohet të jetë faza përfundimtare e pastrimit të bregdetit, i cili do të shtrihet deri mbrapa ishullit të Sazanit. shekulli