Kina e kritikon ashpër Trumpin për kërcënimin tregtar rreth Koresë Veriore


E hënë, 4 Shtator 2017

Trump e bëri këtë kërcënim pasi Koreja Veriore e shpërtheu të dielën një bombë me hidrogjen në testin e saj të gjashtë dhe më të fuqishmin bërthamor. Ky kërcënim është parë si paralajmërim për Kinën, parterin kryesor tregtar dhe aleatin e vetëm të madh të Koresë Veriore.

Por, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, e ka kritikuar qëndrimin e Trumpit duke e quajtur të padrejtë ndaj Pekinit.

“Ajo që është absolutisht e papranueshme për ne është se në njërën anë ne punojmë shumë fort për ta zgjedhur këtë çështje në mënyrë paqësore dhe në anën tjetrën interesat tona janë subjekt i sanksioneve dhe po vihen në rrezik. Kjo është e padrejtë”, ka thënë Geng.

Një qasje e tillë ndaj Kinës do të ishte drastike, nga e cila SHBA-ja importon mallra në vlerë prej 40 miliardë dollarë në muaj, transmeton Express. 

Etiketa: , ,
Të fundit