Shfaqen dyshime të tjera për vdekjet në QKUK, nuk është vetëm oksigjeni (Foto)


E mërkurë, 13 Shtator 2017

Përveç oksigjenit për çka u raportua dje, dyshime janë hedhur edhe për oksidull-in (N2O), lëndë kjo që përdoret për anestezion.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së, se tashmë janë marr mostra të oksidullit dhe do të dërgohen për analiza.

Gazeta posedon edhe fotografitë nga dhoma ku shpërndahet oksigjeni, oksidulli dhe ajri, në drejtim të sallave operative.

Në fotografi shihen bocat e këtyre gazrave të cilave iu është vendosur nga një copë letër me mbishkrimin: Këto bombola janë për ekzaminim 12.09.2017.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka konfirmuar se Prokuroria ka nisur hetimet mbrëmë dhe bëhet fjalë për tri vdekje të dyshuara.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme poashtu është raportuar një rast tjetër i vdekjes së dyshimtë. Burri ka lajmëruar në Polici vdekjen e gruas së tij e cila ishte e shtrirë në QKUK.

Ky konfirmim i Policisë ka demantuar QKUK-në e cila në një njoftim gjatë ditës së sotme tha se klinikat kanë raportuar vetëm 2 vdekje.

Ndryshe QKUK-ja nuk i ka bërë publike këto raste deri në raportimin e mediave.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka deklaruar sot se ka ndërmarr të gjitha masat për një hetim transparent dhe të pavarur, ndërsa ka paralajmëruar masa ndëshkimi për përgjegjësit. 

Etiketa: ,
Të fundit