E enjte, 14 Shtator 2017
Inteligjenca artificiale dhe robotike ka zvogëluar nevojën për punëtorë në disa prej sektorë bankarë, siç janë kontabiliteti, tha Pandit, tani duke udhëhequr kompaninë e investimeve “Oroged”, si bashkëthemelues.Sipas vlerësimeve të Citigroup në një raport të marsit të vitit të kaluar, mes viteve 2015 dhe 2025, për shkak të automatizimit 770.000 punonjës të bankave në Shtetet e Bashkuara do të humbin vendet e punës dhe një milion në Evropë.
Sipas këtyre parashikimeve të zymta, një sondazh i Federatës Europiane të Bankave, publikuar të mërkurën, tregoi se bankat në Bashkimin Evropian mbyllën 9100 filiale vitin e kaluar dhe prekën rreth 50.000 punëtorë për shkak të popullaritetit në rritje të bankingut online.
Në fund të vitit të kaluar numri i filialeve në BE ra në 189.000, që është 4.9 për qind më pak se në fund të vitit të kaluar. Në fund të vitit sektori bankar arriti rreth 2.8 milionë punonjës, më i ulëti që nga viti 1997, tregon analiza.
Bankat mbyllën shitore të shtrenjta për qëllime të transferimit të një numri të madh klientësh në pagesa elektronike, në bankë digjitale dhe mobile, por gjithashtu në uljen e normave të interesit.
Nga ana tjetër, CEO i JP Morgan, Jamie Dimon, në qershor vuri në dukje se ndikimi i teknologjisë në vendet e punës në industrinë financiare është mbivlerësuar. Ndërsa futja e automatizimit ndihmon në reduktimin e kostove të bankës, nga ana tjetër hap një numër të vendeve të tjera të punës, tha Dimon.
Etiketa: bankat