Istogu eleminon Drenicën nga Kupa e Kosovës


E diel, 1 Dhjetor 2013

Skenderaj, 1 dhjetor- Skuadra e Istogut e ka eliminuar Drenicën në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll. Istogu bëri atë që pak skuadra e bëjnë në Kosovë duke fituar në terrenin e “nxehtë” të Drenicës.

Në fakt fati i takimit u vendos në penallti pasi që loja përfundoi me rezultat të barabartë 1 me 1.

Morina shënoi për Istogun, ndërsa Arifaj barazoj për Drenicën. Istogu fitoj në penallti me rezultat 3 me 1 falë pritjeve fantastike të portierit Bandic.

Të fundit